MENU
klinika

Profil

Tolstoi, shkrimtari i madh rus që nuk mori kurrë Nobel

01.10.2019 - 09:24

Dy kryeveprat “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoi…

Leo Tolstoi konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse.

Ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”.

Pavarësisht kësaj Leo Tolstoi, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori nuk mori kurrë Nobel. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoi po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.

Leon Tolstoi lindi më 9 gusht 1828 në katundin Jasnaja Poljana pranë Tulës, nga një familje e vjetër Fisnikësh.

Sa pati mbushur dy vjeç i vdiq e ëma. Për edukatën e tij u kujdesua shumë tezja. Në shtëpi për edukatën e fëmijëve kishte mësues e kujdestarë të huaj.

Më 1844 Tolstoi hyri në univesitetin e Kazanit dhe nisi të bënte jetën e çrregullt të studentëve aristokratë duke u dhënë pas ballove e dëfrimeve. Po kjo jetë e zbrazët e lodhi; nuk e kënaqën as studimet prandaj i la mësimet përgjysmë dhe u kthye në katundin e tij mevendim të prerë, që të përmirësonte gjendjen fshatare. Po në atë kohë ai iu përvesh një pune jashtëzakonisht të madhe për të zgjeruar e forcuar kulturën e tij. Më 1851 hyri në ushtri; shërbeu në vende të ndryshme, si në Kaukaz, në ushtrinë e Danubit e sidomos në Krime. Gjatë shërbimit ushtarak ai boti prej 1852-1856 kujtimet e fëmirise në tre romane: “Fëmijëria”, “Adoleshenca”, “Rinia”. Këto vepra paten sukses dhe tërhoqën vërmendjen e botës letrare mbi këtë oficer të ri.

Pasi mbaroi lufta e Krimesë ku ai pat marrë pjesë, dha dorëheqjen dhe shkoi në Peterburg. As këtu nuk qëndroi gjatë. Pas një ushëtimi jashtë Rusisë, në Francë e Zvivër, më 1859 filloi punën si mësues në Jasnaja Poljana. Mblodhi rreth vetes mësues të mire, nisi të botojë edhe një revistë pedagogjike.

Më 1862 ai u martua. Shkroi vepra të ndryshme letrare, nga të cilat shquhen romanet “Lufta dhe paqja“ (1864-1869) dhe “Ana Karenina“ (1873-1877), por u mor edhe me aktivitet pedagogjik e me bujqësi.

Gjat viteve 1881-1901 Tolstoi jetoi në Moskë ku mësonin fëmijët e tij. I kësaj kohe është romani i tij ”Ringjallja“ (1899). Më 1901 u kthye sërish në fshatin e tij ku bënte një jetë sa më të thjeshtë.

Më 1908 mbarë bota nderoi tetëdhjetë vjetorin e tij. Pas kësaj nuk jetoi më gjatë.

Më 28 tetor 1910 fshehurazi u largua nga familja e tij, nga Jasnaj Poljana, me qëllim që të vendosej në jug pranë disa fshatarëve për të jetuar njësoj si ata. Vetëm në këtë mënyrë shpresonte të plotësonte idealin e tij. Por rrugës u ftoh dhe vdiq me 7 nëntor 1910 në stacionin hekurudhor Astapova ( sot Leon Tolstoi). Sipas dëshirës së tij u varros në Jasnaja Polijana.

Veprat e Rusoit e paten magjepsur shumë Leonin. Po mbi ndërgjgjen e Leonit gjurmë ta pashlyeshme la sidomos ambienti i Jasnaja Poljanës, jeta e shëndoshë fshatare dhe natyra e bukur ruse.

Tolstoi mohoi krejt klasën e fisnikëve dhe kaloi në pozitat e fshatarësisë patriarkale; kuptimin e jetës së vërtetë e gjeti te mbarë populli, te mbarë njerëzimi, që ndërton jetën me duart e veta e që s’është parazit. Me këtë prizmë ai kritikoi ashprë regjimin shoqëror e politik të Rusisë cariste, kishën, kulturën obortare dhe pronën.

Veçse ai kishte edhe pikëpamje jo të drejta, nuk predikoi luftën kundër këtyre instutucioneve të kalbura. Sunduesve u këshillonte që të hiqnin dorë vullnetarisht nga pronat dhe nga privilegjet, kurse klasave të shtypura u këshillonte të durojnë, të ushqejnë dashuri vëllazërore. Ai mendonte se zgjidhja e kontradiktave shoqërore dhe përparimi do të bëhej jo me anë të luftës së klasës, jo me anë të revolucionit.

Nën influencën e kësaj filozofie, morale, ai hoqi dorë për një kohë nga letërsia artistike, duke u marrë me vepra mësimore me anë të sëcilave kërkonte ti mësonte popullit moral.

“Anna Karenina”, e njohur edhe me emrin Ana Karenin, është një ndër novelat më të njohura ruse e shkruar nga Leo Tolstoi gjatë viteve 1873 deri më 1877. Në këtë vepër trajton stilin realist, duke treguar për familjet aristokrate në Rusi në atë kohë. Personazhi Ana Karenina është inspiruar nga motra e Aleksandër Pushkinit, Maria Hartungu.

“Lufta dhe Paqja”, është një novelë historike, në përkthimin shqip e ndarë në katër libra, flet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leon Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër, pesëmbëdhjete vjet, por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara. Tregimi pasqyron përballjen e një gjenerate me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetën e tyre, ndërsa të tjerët e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

Disa nga aforizmat më të famshme të shkrimtarit janë:
– Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.
– E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.
– Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
– Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!
– Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.
– Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.
– Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.
– Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.
– Kur e do dikë, ti e do ashtu si është, jo si do të doje ti të ishte.
– Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.
– Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.
– Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën ne të dukemi të bukur

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB