MENU
klinika

Editorial i The New York Times

A ishte takimi Trump-Erdogan një sukses për Amerikën?

15.11.2019 - 18:39

Në botën e Trump, Erdogan është “një djalë i keq që meriton respekt.” Në fakt, Trump gëzon të njëjtin respekt edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, Kim Jong-un e Koresë së Veriut, Xi Jinping të Kinës dhe Rodrigo Duterte të Filipineve.

Ndoshta ka shumë mënyra për të shpjeguar këtë dobësi për autoritarët e pamëshirshëm. Në çdo rast, pyetja e vërtetë nuk është ajo që e shtyn Trumpin, por nëse nga marrëdhëniet e tij me autoritarët përfitojnë Shtetet e Bashkuara.

Nuk u duk se takimi Trump-Erdogan, ishte “i mrekullueshëm dhe produktiv”, siç tha Trump.

Trump pranoi se blerja e Turqisë e sistemit raketor S-400 i Rusisë, ishte një “sfidë shumë serioze”, e cila siç duket është ende e pazgjidhur.

Në një përpjekje të pazakontë për të bërë presion ndaj liderit turk kundër vendosjes së armëve ruse,  Trump ftoi pesë senatorë republikanë që kanë qenë kritikë për blerjen e sistemit nga Turqia dhe për sulmin e tij ndaj kurdëve sirianë që të takoheshin me Erdogan.

Synimi ishte qartë të tregonte se duart e Trump ishin të lidhura.

Në frontin sirian-kurd, Trump festoi edhe një herë armëpushimin që Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe zëvendëspresidenti Mike Pence negociuan me Erdogan muajin e kaluar si një përparim “i jashtëzakonshëm”. Ai përsëri anashkaloi realitetin, që tërheqja e tij e trupave amerikane nga Siria veriore kishte shkaktuar ofensivën turke.

Trump u shfaq plotësisht i kënaqur nga pretendimi i Erdogan se ai po luftonte vetëm terrorizmin në përpjekjen e tij për të nxitur qindra mijëra kurdë sirianë të ktheheshin nga kufiri i Turqisë, duke thënë se “shumë kurdë jetojnë aktualisht në Turqi, dhe ata janë të lumtur.”

Trump pa dyshim që do ta trajtojë takimin me Erdogan si një sukses të madh.

Në të kundërt, një ftesë e Shtëpisë së Bardhë për një aleat, si Volodymyr Zelensky i Ukrainës, duhet të jetë një demonstrim i mbështetjes. Trump duket se nuk e bën dot dallimin.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Amerika nuk është më e para…