MENU
klinika

Mesazh qytetarëve

Basha: Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak

28.11.2019 - 09:20

Në 107-vjetorin e Pavarësisë, kryetari i PD, Lulzim Basha i është drejtuar bashkëqytetarëve me një videomesazh prekës, për shkak edhe të tërmetit vdekjepururës.

“Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak”– thotë Lulzim Basha.

Megjithë ndasitë tona, tha Basha-në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar.

Mesazhi i Lulzim Bashës

Të dashur bashkëqytetarët e mi!

Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë.

Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar.

Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë.

Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak.

Kjo që përjetuam ditët e fundit është një kujtesë për të gjithë ne, se sa e brishtë është jeta e njeriut. Se sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti, dhe për t’i përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë.

Gjatë këtyre tre ditëve, kemi përjetuar disa prej orëve më të vështira të viteve të fundit, por po kështu kemi parë më të mirën e njerëzve tanë.

Njerëzit e parë që u sulën mbi rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit, pa menduar dy herë për rrezikun që u kanosej; Mjekët dhe infermierët që punojnë pa orar për të mjekuar të lënduarit; Mijëra të tjerë që nuk janë kursyer për të ofruar ndihmë dhe kontribute për vëllezërit dhe motrat tona në nevojë.

Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri.

Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme.

Sot, në vend të festës së Pavarësisë, një komb i lënduar është kërrusur nga dhimbja për humbjen e jetëve.

Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin.

Dhe qoftë kujtimi i tyre uratë për të gjithë ata që i njohën!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"La Repubblica": Koha për t'u bërë miq

Ballkani/ Tërmeti bashkon ish-armiqtë

Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!