MENU
klinika

Profil/

Juncker, jo më president i Komisonit Europian!

30.11.2019 - 08:58

Jean-Claude Juncker nuk është më president i Komisionit Europian.

Ursula von der Leyen, ish-ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, do të drejtojë zyrtarisht ekipin e ri të komisionit, ku Charles Michel do të zërë vendin e Donald Tusk, si kryetari i Këshillit Europian.

Por kush është Jean-Claude Juncker ?

Jean-Claude Juncker, (lindur më 9 dhjetor 1954), është politikan nga Luksemburgu, që shërbeu si kryeministër i Luksemburgut (1995–2013) dhe më vonë president i Komisionit Evropian.

Juncker u rrit në Luksemburgun jugor dhe studio në Belgjikë. Ai u bashkua me Partinë e Njerëzve të Krishterë Socialë (Chrëschtlech Sozial Vollekspartei; CSV) në 1974, dhe vitin tjetër u regjistrua në Universitetin e Strasburgut, Francë. Në 1979 ai u diplomua në juridik dhe u emërua sekretar parlamentar për CSV.

Ai mori postin e tij të parë qeveritar në 1982, kur u emërua sekretar i shtetit për punësim dhe sigurime shoqërore. Juncker u zgjodh si ministër i punës në 1984. Në vitin 1989 ai u emërua ministër i financave dhe zuri një vend në bordin e guvernatorëve të Bankës Botërore.

Ai u zgjodh kryetar i CSV në Janar 1990, dhe përgjatë 1991–92 shërbeu si një nga arkitektët kryesorë dhe përkrahësit e Traktatit të Mastrihtit, dokumenti themelor për Bashkimin Evropian.

Kur Santer u bë president i KE në Janar 1995, Juncker e pasoi atë si kryeministër. Mandati i Juncker u karakterizua nga një performancë e fuqishme ekonomike, Luksemburgu mburrej me një GDP për kokë banori që ishte ndër më të lartat në botë. Qeveria e tij u rrëzua në 2013 kur u zbulua se shërbimi i inteligjencës i Luksemburgut kishte kryer shumë abuzime.

Nga 2005 deri në 2013 Juncker drejtoi Eurogrupin, një organ i përbërë nga ministrat e financave nga të gjitha vendet e zonës së euros. Në mars 2014 Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (PPE) zgjodhi Juncker për të pasuar José Manuel Barroso si President i KE . Juncker ishte një përkrahës i zjarrtë i integrimit evropian. Sidoqoftë, kryeministri britanik David Cameron, u përpoq të kundërshtonte kandidaturën e Juncker.

Megjithatë, Juncker u aprovua për postin më të lartë të BE më 27 qershor, dhe ai u zgjodh zyrtarisht më 15 korrik.

Kur Juncker morri detyrën në 1 nëntor, ai u përball me sfidat morale me të cilat përballet BE, një ekonomi të ngadaltë, një kryengritje pro-ruse në Ukrainë dhe ndjenjën euroskeptike që vinte në pikëpyetje qëllimin e BE-së. Ai gjithashtu u përball me akuza nga anëtarët e Parlamentit Euroskeptik, të cilët pretenduan se Juncker kishte orkestruar një skemë të shmangies së taksave që përfshinte qindra kompani shumëkombëshe gjatë mandatit të tij si kryeministër i Luksemburgut; Juncker mohoi akuzat.

Po për Shqipërinë ç’ka bërë Juncker?

Për të, refuzimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedorinë e Veriut, në tetor, paraqet mosmbajtjen e premtimit ndaj këtyre dy vendeve.

Gjatë një konference për shtyp, menjëherë pas samitit të liderve të shteteve të BE mbi hapjen e negociatave me Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negativ për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veirut dhe Shqipërinë ishte një gabim historik.

”Problemi ynë është se ne nuk i mbajmë premtimet tona dhe ato të aleatëve tanë ndërkombëtarë”, thotë Juncker.

”Shembull më i mirë është politika jonë për zgjerimin dhe paaftësia e turpshme e liderëve europianë për t’i mbajtur premtimet për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pasi këto qeveri përmbushën kriteret e nevojshme”, thekson ai.

”Respekti duhet të fitohet edhe nëse dëshirojmë të jemi të besueshëm, atëherë duhet të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë”, shkroi Juncker në komentin e tij të lamtumirës për politico.eu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Tusk dhe Juncker

”Gabim historik/ Mos u dorëzoni”!