MENU
klinika

Tërmeti i fuqishëm me bilance tragjike

Forcat e Armatosura nisin ngritjen e çadrave për të strehuar banorët

26.11.2019 - 12:16

Pas lëkundjeve të forta të tërmeteve të njëpasnjëshme tashmë Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur ngritjen e çadrave për të strehuar të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që la pas viktima e shumë dëme materiale në vendin tonë.

Fillimisht çadrat kanë nisur të hapen në Fushë-Krujë e Durrës, për shkak se zonat më të prekura nga ky tërmet ishin në Thumanë dhe në qytetin e Durrësit.

Deri mëtani janë raportuar 15 të vdekur dhe më shumë se 600 të plagosur.

Ndërkohë që një reagim të madh ka pasur dhe nga shtetet fqinje të cilat kanë nisur për në vendin tonë ndihmat e emergjencës.

Ngjarja nuk ka mbetur pa u pasqyruar dhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Stafi i Konica.al duke shprehur gjithë solidaritetin, është në gatishmëri të plotë për pasqyrimin e ngjarjes minutë pas minute, duke shpresuar që numri i viktimave por dhe të plagosurve të mos rritet më.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!