MENU
klinika

Gjenerali turk ngre alarmin

“Lufta e Tretë Botërore është afër, ja kush po e shkakton”

03.11.2019 - 08:55

“Lufta e Tretë Botërore është afër”, tha gjenerali turk në pension Osman Pamukoglu.

Në librin e tij të botuar së fundmi, Lufta e Tretë Botërore, Pamukoglu shprehu mendimin e tij për “pashmangshmërinë e një konflikti të ri botëror”, i cili, tha ai, shihet qartë në sasinë e shpenzimit të parave të superfuqive për qëllime ushtarake.

Pamukoglu beson se lufta e re botërore do të jetë e ngjashme me të kaluarën, dhe do të fillojë midis Rusisë, SHBA dhe Kinës për shkak të mosgatishmërisë së autoriteteve të tyre për të humbur zonat e ndikimit dhe kontrollit mbi burimet, ose dëshirën e tyre për t’i zgjeruar ato.

Gjenerali beson se Rusia dhe SHBA do të jenë aleatë në Luftën e III Botërore pasi ishin aleatë edhe në dy luftërat e mëparshme.

Osman Pamukoglu u përfshi në politikë pasi doli në pension. Ai themeloi Partinë Ligji dhe Barazi (HEPAR) 11 vjet më parë, e cila pushoi së funksionuari në prill 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri

Flet ish-ambasadori britanik

Rusia po nis Luftën e Tretë Botërore?