Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, zyrtarisht hyri në garën presidenciale të dielën duke i dhënë fund disa javëve spekulime në lidhje me një hyrje të vonë në parapraket demokrate me shumë kandidatë në fushë.
Hyrja e Bloomberg, u parapri nga lajmi për një blerje të madhe hapësire kohore në televizione, 31 milionë dollarë. Një blerje prej 30 milionë dollarësh në javët finale të garës në 2012, për presidentin e atëhershëm Barak Obama, mbante rekordin deri më tani.
Në reklama, Bloomberg promovohet performanca si kryebashkiak dhe më pas vjen premtimi për të rindërtuar vendin dhe për të rikthyer besimin tek ëndrra amerikane; ku të pasurit do të paguajnë më shumë dhe klasa e mesme do të mbajë peshën që i takon.
Buxheti i madh i Bloomberg mund ta kthejë atë në kandidatin që do të bëjë ndryshimin në kampin demokrat. Por, strategjia e tij për fitore është e rrezikshme.
Ne nuk mund të përballojmë edhe katër vite të tjera si këto me Trump, thotë Bloomberg, që e konsideron veten si demokratin e vetëm që mund të nxjerrë presidentin republikan nga Shtëpia e Bardhë.
Bloomberg ishte një bankier i Wall Street para se të fillonte të krijonte “perandorinë e botimeve” financiare që mban emrin e tij. Vlera e tij neto është 52bn $ (40bn b), sipas Forbes. Kjo është 17 herë më shumë sesa ajo e Trump (vlerësuar në 3.1 miliardë dollarë).
Ai organizoi një fushatë të suksesshme për postin e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut në 2001, duke qëndruar në detyrë për tre mandate radhazi deri në 2013.
Si një filantrop, ai ka dhuruar miliona dollarë për kauza edukative, mjekësore dhe kauza të tjera.