MENU
klinika

Zbulimi shqetësues

Mikrogrimcat e veturave mund të shkaktojnë kacer në tru?

13.11.2019 - 19:13

Për herë të parë, në një studim të ri thuhet se mikrogrimcat që lirohen në ajër nga veturat mund të jenë të lidhura me krijimin e kancerit në tru.

Këto grimca shumë të vogla krijohen gjatë djegies së karburantit, sidomos gjatë djegies së naftës.

Ekzpozimi i lartë ndaj tyre e rrit rrezikun që njerëzit të sëmuren me këtë formë vdekjeprurëse të kancerit. Në studimet e mëparshme është vërtetuar se mikrogrimcat mund të depërtojnë në tru dhe të bartin materie kimike kancerogjene.

Kanceri i trurit është i rrallë dhe shkencëtarët kanë vlerësuar se ekspozimi nga një rrugë e qetë në një rrugë të ngarkuar do të sjellë një rast më shumë në çdo 100 mijë persona.

“Rreziqet mjedisore, siç është ndotja e ajrit, nuk kanë shkallë të lartë, por rreziku i tyre rritet për shkak se të gjithë janë të përfshirë nga ndotja”, tha Scott Weichenthal nga Universiteti i McGill-it në Kanada, i cili e udhëhoqi këtë studim.

“Kur i shumëzoni këto rreziqe të vogla me numrin e madh të njerëzve, krejt papritmas vijnë shumë raste të reja. Në një qytet të madh, numri do të mund të ishte i konsiderueshëm, sidomos kur e marrim parasysh faktin që këto tumore shpesh janë fatale”, shtoi profesori kanadez.

Në këtë hulumtim u analizuan të dhënat mjekësore dhe ekspozimi ndaj ndotjes i 1.9 milionë kanadezëve të rritur nga viti 1991 deri në vitin 2016. Profesori Weichenthal tha se ndërlidhja mes kancerit të trurit dhe mikrogrimcave te kjo popullsi ishte befasisht e qëndrueshme.