MENU
klinika

Strukturat e shtetit më këmbë

“Moment dramatik” Rama: Fatkeqësisht kemi jetë të humbura

26.11.2019 - 07:52

Një moment dramatik e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, situatën pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se fatkeqësisht kemi jetë të humbura si pasojë e goditjeve.

“Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU?Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet

Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura?Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë?”– shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brenda pak orësh disa tërmete

‘Shkundet’ juglindja e vendit