MENU
klinika

Hetimet e policisë

Në Itali po krijohet një parti naziste?!

30.11.2019 - 11:58

Policia italiane tha të enjten se zbuloi një komplot për të formuar një parti të re naziste dhe sekuestroi disa armë gjatë kontrolleve në të gjithë vendin.

Policia në 16 qytete, nga ishulli i Siçilisë deri në Alpet në veri të Italisë, mori pjesë në hetimin.

Ata zbuluan një grup të madh dhe të larmishëm subjektesh, banorë në vende të ndryshme, të bashkuar nga e njëjta ideologji dhe të gatshëm për të krijuar një lëvizje haptazi pro-naziste, ksenofobike dhe antisemite, thuhej në një deklaratë të policisë.

Policia nuk tha se sa njerëz iu bashkuan këtij grupi apo sa arrestime u bënë. Në Itali “mbrojtja e fashizmit” dhe përpjekjet për të ringjallur partitë fashiste janë krime.

Partia e re u quajt Partia Kombëtare Socialiste e Punëtorëve Italianë dhe policia tregoi një gamë të objekteve të lidhura me regjimin nazist, duke përfshirë fotografitë e Adolf Hitlerit të sekuestruara gjatë kontrolleve të 19 pronave.

Ata gjetën gjithashtu një numër të madh armësh, duke përfshirë pistoleta, pushkë gjahu dhe të tjera.

Grupi kishte krijuar lidhje me grupe ekstremiste jashtë vendit, përfshirë në Portugali, Britani dhe Francë, tha policia.

Policia në korrik gjeti shumë armë, duke përfshirë një raketë, të lidhur me ekstremistët e djathtë, ndërsa në nëntor dy burra u arrestuan me dyshimin se kishin planifikuar të sulmonin një xhami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN