21.11.2019 - 19:40
Njollat kafe janë gjithmonë një shqetësim i madh për të gjitha femrat të cilat kërkojnë që lëkura e tyre të jetë sa më e bukur por gjithashtu dhe e shëndetshme.
E siç dihet hapur pamja është shumë e rëndësishme për një zonjë. Më poshtë do t’ju tregojmë një recetë sa të thjeshtë por dhe funksionale.
Maskë natyrale për zbehjen e njollave kafe në fytyrë.
Çfarë ju duhet:
- 1 lugë gjelle portokall pluhur
- 1 lugë gjelle xhel aloe vera
- ½ lëng limoni
Udhëzime:
- Në një tas të vogël bashkoni lëkurën e grirë të portokallit, xhelin aloe vera dhe lëngun e limonit.
- I përzieni mirë derisa të krijoni një pastë homogjene.
- Aplikojeni në fytyrën e pastër dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
- Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.