Eshtë e rëndësishme të hani mëngjesin tuaj brenda gjysmë ore pasi të keni hapur sytë.
Edhe kur nuk ndiheni të uritur, humbja e mëngjesit tuaj është një gabim i madh, veçanërisht kur përpiqeni të humbni ose të mbani nën kontroll peshën.
Sipas ‘Regjistrit Kombëtar të Kontrollit të Peshës’ në Amerikë, më shumë se 70% e njerëzve që ishin me një dietë të suksesshme e konsumonin mëngjesin 30 minuta pas kohës së zgjimit.
Kjo për shkak se metabolizmi juaj është relativisht i ngadaltë kur flini dhe kërkon një orë që ajo të fillojë të punojë me një ritëm normal.
Kështu që, ngrënia e mëngjesit përpara se metabolizmi juaj të jetë zgjuar plotësisht do t’ju bëjë të ndjeheni më të plotësuar për një kohë më të gjatë dhe do t’ju ndalojë të hani një mëngjes më të rëndë ose një vakt më të madh më vonë gjatë ditës.