MENU
klinika

“The Irish Times”

Shembet teatri?! Punë e madhe… artistët kanë vilën e Enverit

02.11.2019 - 21:07

     Prestigjiozja irlandeze, sjell një artikull, enkas për kryeqytetin shqiptar. Sipas saj, Tirana bashkohore ka marrë tashmë, një nuancë tjetër. /Konica.al

“The Irish Times” shkruan për një sërë ndryshimesh që gjeni në kryeqytet, nga shtëpia e Ismail Kadaresë e kthyer tashmë në shtëpi-muze, deri te Piramida, që së shpejti do të shndërrohet në një qendër inovacioni.

 

Shtëpia ku Ismail Kadare, jetonte para se të zhvendosej në Paris, më 1990, është një muze që dëshirojnë ta shohin të gjithë vizitorët. Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ”Shtëpia e gjetheve”, që është e vendosur në qendrën e Tiranës. Ndërtuar në vitin 1931, fillimisht vila funksiononte si klinikë. Gjatë luftës së Dytë botërore, “Shtëpia e gjetheve” u përdor nga Sigurimi i shtetit për hetime, por sot është një muze ku gjithkush mund të shuajë kuriozitetin.

 

Ndërsa dy bunkerë, që Enver Hoxha i ndërtoi për t’u mbrojtur nga pushtuesit, janë kthyer tashmë në muze dhe galeri.

Piramida prej betoni dhe xhami, që u ndërtua për të qenë një muze për Enver Hoxhën, do të shndërrohet në një qendër inovacioni dhe teknologjie, ku të gjithë, nga më të vegjlit te më të mëdhenjtë, do të kenë mundësinë të trajnohen në këtë fushë.

 

 

    “Por, nëse sheh ish-Bllokun sot, zonë që më parë ishte e bllokuar, pasi aty jetonte Hoxha dhe aleatët e tij, është plot me bare dhe kafene. Madje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se një pjesë e vilës së Enver Hoxhës, që ndodhet në këtë zonë, së shpejti do të jetë shtëpia e artistëve

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB