MENU
klinika

Në favor të të dëmtuarve

Zero komision për ndihmat

28.11.2019 - 10:04

Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Bankën e Shqipërisë janë solidarizuar me situatën e krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor dhe në mbështetje të të gjithë atyre që duan të kontribuojnë me donacione, ndihma apo kontribute në favor të të dëmtuarve. 

Shoqata Shqiptare e Bankave njofton se “çdo lloj transaksioni, në para fizike apo me transfertë, në lekë apo monedhë të huaj, në favor të llogarive të hapura për “Kontribute vullnetare, Emergjenca” bëhet pa komision”.

Sipas shoqatës, bankat që operojnë në Shqipëri, nuk ngarkojnë më komision asnjë nga këto veprime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5 Dhomat e Ballkanit Perëndimor

Dhomat e Tregtisë thirrje për ndihmë Ballkanit

Thirrje për të gjithë ata që duan të ndihmojnë!

“Një adresë e vetme për të gjitha ndihmat”