MENU
klinika

"Shtojmë përpjekjet për të luftuar zyrtarët e korruptuar"

“14 shqiptarë nuk shkelin dot në SHBA”, Pompeo paralajmëron

09.12.2019 - 17:39

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën.

Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA. Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë.

Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish-zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë. Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishteish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi./VOA

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!