MENU
klinika

Konflikte që nuk morën fund asnjëherë

2019-a, viti kur BE ‘pushtoi’ Italinë…

29.12.2019 - 16:57

Në vitin 2018, italianët sfiduan BE-në duke zgjedhur një qeveri populiste.

Koalicioni i Lidhjes dhe Lëvizja Pesë Yje propozuan një buxhet i cili bëri që BE ta kërcënonte Italinë, me një gjobë të paparë.

Qeveria kundërshtoi gjithashtu rregullat e BE për migracionin.

Edhe këtë vit, çështjet kryesore në politikën italiane vazhduan të përcaktohen nga marrëdhënia e Italisë me BE.

Në gjysmën e parë të vitit, BE reagoi kundër përpjekjeve të Italisë për të përmirësuar ekonominë e saj. Zyrtarët dhe politikanët e BE-së u përpoqën të pengonin Italinë të nënshkrunte një memorandum me Kinën për t’u përfshirë në projektin e ashtuquajtur “Rruga e Re e Mëndafshtë”.

Mario Draghi, presidenti i atëhershëm i Bankës Qendrore Evropiane, insistoi që kjo ishte një masë e paligjshme fiskale.

Kur Italia miratoi një ligj mbi sigurinë dhe imigracionin për të ndaluar anijet e drejtuara nga OJQ-të që transportonin migrantë në portet italiane, qeveria u kritikua shumë nga ministrat e lartë evropianë.

Ndërhyrja e BE në politikën italiane arriti kulmin e saj gjatë verës, kur ndihmoi në caktimin e një qeverie kryesisht pro-BE.

Pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj, kur triumfoi Lidhja, udhëheqësi i saj, Matteo Salvini, u largua nga koalicioni qeveritar, në përpjekje për të mbajtur zgjedhje të reja.

Në vend të kësaj, u mbajtën bisedime për të formuar një qeveri të re.

Në tetor, qeveria e re dorëzoi BE-në buxhetin e saj për vitin 2020. Ai parashikoi një deficit prej 2.2 përqind të PBB-së, i njëjtë me atë që iu propozua BE-së nga qeveria populiste në vitin 2018.

Kryeministri i qeverisë së re, Conte, tani po luan një rol kryesor në betejën më të fundit dhe jashtëzakonisht domethënëse për sovranitetin italian mbi reformën financiare.

Në qershor, Conte mbështeti reformën në Mekanizmin Evropian të Stabilitetit (ESM), i cili u krijua nga vendet e Eurozonës gjatë krizës së borxhit në 2012.

Partia Demokratike i mbështet këto reforma, Lëvizja Pesë Yje dëshiron të ndalojë derisa reformat të jenë më të qarta, dhe Lidhja i kundërshton ato, duke argumentuar se kursimet e italianëve do të ishin në rrezik.

Në një samit të BE-së më 13 dhjetor, liderët evropianë duhej të binin dakord për reformat e mësipërme financiare, por Italia nuk i mbështeti.

Për momentin, qeveria e re e Italisë ka pohuar një sovranitet parlamentar kundër ndërhyrjes së mëtejshme të BE-së në bankat e saj.

Megjithatë, shumë çështje kyçe, që nga emigracioni deri tek ekonomia, dhe madje edhe kush qeveris vendin, ndikohen nga BE dhe kushtëzohen nga mbështetja e Brukselit.

Përkthyer dhe përshtatur nga Spiked/ konica.al