MENU
klinika

Ja kur vendosim

A do të marrin shpërblime pensionistët për festat e Fundvitit? Përgjigjet Rama

23.12.2019 - 20:23

Në një kohë kur nuk na ndajnë shumë ditë nga festat e fundvitit, qeveria ende nuk është deklaruar nëse do të ketë shpërblime për pensionistët, pasi vendi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Për të shuar të gjithë kuriozitetin për këtë çështje, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të ‘News24’.

Pak pas mbledhjes maratonë të kabinetit qeveritar në Golem, kreu i ekzekutivit tha se ditën e nesërme do të merret vendimi. Ai pohoi se do shihet gjithçka duke u bazuar tek gjendja në të cilën ndodhet vendi, ndersa shtoi se; “Ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cënojmë prioritetet”.

“Nesër kemi mbledhjen e qeverisë dhe do të flasim për këtë. Çka na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm do të thosha, jo të frenuar. Ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cënojmë prioritetet dhe sigurisht që pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta harrojmë ose neglizhojmë. Por nga ana tjetër jemi të kujdesshëm që do ta përballojmë rindërtimin, qoftë edhe vet.

Ndaj duhet të presim dhe rezultate e Konferencës së Donatorëve për fondet, në mënyrë që të kemi një qartësi se sa do të jetë barra jonë në barrën e përgjithshme. Do të komunikojmë në vijim. Është pyetje me vend dhe është një shqetësim që e kam të qartë dhe të fortë.”, pohoi Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!