MENU
klinika

Nga Deutsche Welle

A do të mbijetojë koalicioni i Merkelit?

03.12.2019 - 13:02

Socialdemokratët kanë zgjedhur udhëheqës të ri, të cilët e shohin me sy kritik koalicionin qeverisës, me kristiandemokratët dhe kristiansocialët. A tregon kjo se qeverisë së Merkelit i ka ardhur fundi?

Socialdemokratët bënë të ditur ditën e shtunë cilën udhëheqje do që të ketë baza e partisë. Partia socialdemokrate vendosi me Saskia Esken dhe Norbert Walter- Borjans, të ketë në krye dy politikanë të krahut të majtë, të cilët nuk e vlerësojnë shumë pjesëmarrjen në qeverisje me dy partitë e tjera. Në vend që të marrin pjesë në qeverisje ata duan të përqëndrohen tek ripërtëritjen radikale të partisë dhe orientimin e saj majtas.

Çfarë do të thotë kjo për qeverinë e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel?

Të imagjinueshëm janë disa skenarë. Të gjitha fillojnë me Kongresin e Partisë Socialdemokrate, që mbahet javën e ardhëshme në Berlin. Aty, socialdemokratët do të vlerësojnë punën e deritanishme të qeverisë dhe do të marrin vendimin, nëse do të qëndrojnë apo jo në aleancë me kristiandemokratët dhe kristiansocialët deri në fund të legjislacionit, në vjeshtë të 2021.

Ka shumë mundësi që socialdemokratët të marrin vendim pa kushte për qëndrim në koalicion.

Ka pak mundësi që socialdemokratët të vendosin për të dalë menjëherë nga koalicioni.

Ekziston mundësia që socialdemokratët të ndjekin rekomandimet e duos së re që udhëheq partinë, sipas të cilave pakti i koalicionit qeverisës, pra lista e punëve që duhen bërë duhet diskutuar nga e para.

Deutschland Berlin SPD | Saskia Esken & Norbert Walter-Borjans, Sieger (Imago Iamges/Photothek/T. Trutschel)

Kush e udhëheq Unionin?

Kryetarja e kristiandemokratëve Annegret Kramp-Karrenbauer dhe kryetari i kristiansocialëve Markus Söder kanë thënë se nuk duan ta diskutojnë nga e para paktin qeverisës. Shumë vetë në Unionin e dy partive mendojnë se pakti koalicionit përmban shumë qëndrime socialdemokrate. Nëse bëhen lëshime të tjera për hir të socialdemokratëve, atëherë CDU dhe CSU do të humbisnin zgjedhës të tjerë.

Por refuzimi i bërë paraprakisht, mund të jetë edhe përpjekje e bërë para kongresit të socialdemokratëve për t’i treguar delegatëve se deri ku mund të shkojnë, pa shkaktuar në fund shkëputjen nga qeveria. Interesante mbetet pyetja çfarë do të ndodhë pas kongresit të socialdemokratëve.

Socialdemokratët nuk janë të interesuar të zhvillohen zgjedhje të reja. Sondazhet tregojnë se ka muaj që partia rrotullohet midis 12 dhe 15 përqindshit. Në sondazhet e institutit për studimet e opinionit publik Infratest-dimap, socialdemokratët dolën në vend të tretë, duke marrë vetëm pak pikë para AfD, dhe pas Unionit dhe Të gjelbërve. Kjo gjë do të bëhet e qartë edhe një herë në Kongresin e Socialdemokratëve, për të gjithë ministrat dhe kryeministrat e socialdemokratëve që duan që qëndrojnë në pushtet. Do të bëhet e qartë edhe për ministrin e Financave, Olaf Scholz, i cili humbi në zgjedhjet për postin e kryetarit.

Por që të qëndrojnë në pushtet, socialdemokratët duhet të pranojnë paktin e koalicinionit. Kryerarët e ri të partisë duan që ta diskutojnë paktin nga e para, por për këtë duhet që kërkesa të formulohet në mënyrë të tillë që të pranohet nga Unioni kristiandemokrat, kristiansocial. E imagjinueshme do të ishte për shembull ashpërsimi i ligjeve për mbrojtjen e klimës, të cilat ashtu ashtu janë bllokuar nga Këshilli Federal. Si shpërblim Unionit mund t’i aprovohej reforma e taksave për sipërmarrjet.

Infografik Mögliche Szenarien bei Aufhebung der GroKo DE

Obsioni 2: Qeveri pakice

Nëse socialdemokratët do të largoheshin nga koalicioni, atëherë qeveria e Angela Merkelit nuk do të kishte shumicën e parlamentit. Nga pikëpamja thjesht ligjore ajo do të qëndronte në post, nëse shumica e parlamentit nuk i hiqte të drejtën duke i marrë votbesimin. Nga ana tjetër Merkel nuk mund të marrë vendim t’ia lerë postin një pasardhësi, sepse në Gjermani kancelari zgjidhet nga parlamenti.

Meqenëse buxheti federal për vitin 2020 ka kaluar tashmë në parlament, vendi mund të drejtohej deri në pranverë të 2021 nga një qeveri pakice e drejtuar nga Angela Merkel. Por detyra të mëdha politike nuk do të ishte e mundur të realizoheshin. Merkel është në parim kundër qeverisë së pakicës. Edhe sepse në gjysmën e dytë të vitit 2020 Gjermania do të mbajë presidencën e radhës së BE, dhe kjo do të ishte e ndërlikuar me një qeveri të paaftë për të vepruar për gjithshka.

Obsion 3: Xhamajka

Deutschland Bundesparteitag der Grünen l Robert Habeck (picture-alliance/dpa/G. Kirchner)

Nga pikëpamja ligjore ndryshimi i koalicionit gjatë periudhës legjislative është i mundshëm. Kristiandemokratët dhe kristiansocialët mund të përpiqeshin që të krijonin një koalicion me liberalët FDP dhe Të gjelbërit. Një aleancë të tillë donte Merkel të krijonte pas zgjedhjeve parlamentare të 2017. Por liberalët u larguan nga bisedimet. Kësaj here do të refuzonin Të gjelbërit, të cilët ndërkohë janë forcuar. Më 2017 ata dolen me rezultate shumë të këqija, por ndërkohë kanë arritur në vend të dytë, pas Unionit.

Obsion 4: Zgjedhje të parakohshme

Nëse socialdemokratët dalin nga aleanca në pushtet, atëherë e imagjinueshme do ishte mbajtja e zgjedhjeve të reja. Për këtë kancelarja Angela Merkel do të kërkonte dhe humbte votëbesimin nga parlamenti. Atëherë brenda 21 ditëve Presidenti do të shpërndante parlamentin. Sipas ligjit brenda 60 ditëve do të duhet të mbaheshin zgjedhjet e reja.

Sabine Kinkartz/ Deutsche Welle