Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler i është dorëzuar nga kryeministri Edi Rama një dekoratë, në emër të grupeve të kërkim-shpëtimit për punën e kryer në rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pasi pranoi dekoratën e kryeministri, ambasadori Izraelit pohoi se populli hebre ndihet krenar për ndihëm e dhënë kundrejt shqiptarëve, ndërsa nuk la pa përmendur rolin që ka luajtur vendi ynë në strehimin e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ju e dini që për mua si hebre, ne i detyrohemi kaq shumë popullit shqiptar, qytetarëve të Shqipërisë dhe për ne është një privilegj madhor që ne t’ju ndihmojë në këto ditë kaq të vështira dhe të hidhura.
Është thjesht një borxh që në ju detyrohemi ju, dhe populli ynë hebre ndjehet krenar që ne kemi pasur mundësinë t’ju ndihmojmë”-tha ambasadori izraelit.