MENU
klinika

Lë mbrapa Apple

‘Aramco-s Saudite’ më e shtrenjta në botë

13.12.2019 - 08:50

Aksionet e Aramco-s Saudite u rritën në vlerë me 10% kur ato filluan të shkëmbehen në bursë këtë të mërkurë, duke kulmuar një debutim në tregun e aksioneve që theu rekord por që nuk e arriti vlerën prej $2 trilion të kërkuar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Gjigandi saudit i monopolit shtetëror të naftës realizoi ofertën e parë publike më të madhe në histori duke arritur të mblidhte $25.6 miliard nga shitja e 1.5% të kompanisë. Kjo e tejkaloi edhe debutimin e vitit 2014 të Alibaba në New York.

Oferta e parë publike në bursën e Riyadh-it ne Arabinë Saudite e vlerësoi Aramco-n rreth $1.7 trilion, duke e kthyer atë në kompaninë publike më me vlerë në botë dhe duke ja kaluar edhe Apple që vlerësohet diku rreth $1.2 trilion.