MENU
klinika

Durrësi nën pluhur

Basha: Asnjë ndërtesë të mos prishet… ka përgjegjësi penale

03.12.2019 - 15:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Sukthi tha se asnjë ndërtesë e shkatërruar nga tërmeti nuk duhet  prishur pa kryer më parë një studim  të mirëfilltë.

Sipas kryeopozitarit, hetimet duhet të vijojnë dhe abuzuesit me ndërtimet duhet të japin llogari para ligjit. Ai i bëri thirrje përsëri kryeministrit Edi Rama të dëgjojë dhe aplikojë 3 propozimet e opozitës, ndërsa tha se procesi i vlerësimit të banesave duhet të ecë më shpejt dhe pa humbur kohë.

“Shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. E para duhet studiuar se përse ndodhi dhe çfarë ndodhi. Betoni flet. Mënyra se si është shkatërruar një banesë  tregon gjithçka, që nga zbatimi i projekti deri tek kodet e ndërtimit.  Para se të shembet duhet të studiohet. Çdo objekt përbën sot e tutje provë materiale për hetimet penale. Ka përgjegjësi kjo punë. Janë 51 persona të hyrë në dhe. Dhe e treta duhet të nxirren orenditë sigurisht pa rrezikuar njerëzit. Fokusi ynë është të ndihmojmë njerëzit. Prokuroria  ka ligjin. Nëse Prokuroria merret zvarrë dhe kthehet në vegël ky është problem tjetër. Në do të mbështesim çdokënd.

Të përshpejtohet procesi i vlerësimit. Ka më pak vlerësues në terren seç duhet të kemi. Mirënjohje për këtë që ndihmon, por tani shteti duhet të marrë përgjegjësi  për veprime të koordinuara”-tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!