MENU
klinika

Pasi u zgjodh kryeprokuror

BE dhe SHBA takojnë Olsian Çelën, ja porositë e “nxehta’ që dhanë

11.12.2019 - 17:05

Ambasadori i BE-së dhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë kanë zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Lajmi konfirmohet nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca me një postim në “Twitter”. Soreca ka zbardhur edhe temat kryesore që ka biseduar me Olsian Çelën, ndërsa shton se zgjedhja e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është një hap tjetër i rëndësishëm përpara zbatimit të reformës në drejtësi.

Postimi i Luigi Soreca:

“Së bashku me Leyla Moses-Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë  pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!