Britania do të mbetet një ekonomi e fuqishme globale pas Brexit, sipas analistëve.
Parashikimet afatgjata tregojnë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndiqet nga Franca si ekonomia e dytë më e madhe e Evropës.
Qendra për Ekonomi dhe Kërkime të Biznesit (CEBR) tha se “pavarësisht Brexit, ekonomia franceze nuk e ka kaluar Mbretërinë e Bashkuar” në këta tre vjet që nga referendumi në BE.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të përfitojë nga një popullatë e re në moshë, kjo falë imigracionit dhe performancës së mirë në industritë teknologjike, farmaceutike dhe inovative.
SHBA gjithashtu ka hutuar kritikët, duke treguar përsëri se dominon ekonomikisht edhe nën udhëheqjen e Donald Trump. Ajo ka ecur shumë mirë pavarësisht luftës së vazhdueshme tregtare me Kinën, e cila ka prekur ekonomitë në të gjithë globin.
Produkti i brendshëm bruto i SHBA ishte sa një e katërtën e prodhimit të përgjithshëm të botës në vitin 2019, niveli më i lartë që nga viti 2007.
Rritja e Amerikës, e “ushqyer” nga teknologjia dhe imigracioni, tregon që ajo do të mbetet forca më e fuqishme ekonomike e globit gjatë gjithë viteve 2020.
Kanada parashikohet të jetë ekonomia e tetë më e madhe në botë deri në vitin 2034, ndërsa Australia do të shkojë në një vendin e 13-të.
Trump dhe Johnson kanë biseduar të dy mbi perspektivat e një pakti të ri. Pas fitores së kryeministrit këtë muaj, presidenti amerikan shkroi në Twitter se një marrëveshje tregtare midis dy kombeve, ka potencialin të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje që mund të bëhej me BE-në.
Bisedimet me Brukselin duhet të përfundojnë brenda 11 muajve. Për paktet e ngjashme tregtare janë dashur vite për tu negociuar.
Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Mail/ konica.al