MENU
klinika

Në pension më shpejt se zakonisht

Disa nga zakonet e atyre që janë pasuruar vetë

11.12.2019 - 12:52

Disa zakone të atyre që janë pasuruar vetë dhe kanë dalë në pension më shpejt se zakonisht.

1. Ata mbajnë inventar të financave të tyre. Leif Dalheen, blogeri prapa rubrikës ‘Doktori në flakë’, i cili doli në pension në moshën 43 vjeçare thotë se të gjithë ata që dalin më herët në pension marrin të njëjtin hap; mbajnë inventar të financave të tyre. Ka dy gjëra që dikush duhet të bëjë te planifikojë për të ardhmen: të llogarisin vlerën e tyre totale/neto, dhe të dinë se sa ata shpenzojnë çdo vit. Këto dy pjesë të pazëllit do të ndihmojnë për të formuar një plan për arritjen e pavarësisë financiare.

2. Ata gjithmonë kursejnë. Joe dhe Ali Olsen si mësues shkolle, dolën në pension kur ende nuk i kishin kaluar të tridhjetat, bënin zgjedhje strategjike për të kursyer duke jetuar me minimumin e shpenzimeve të mundshme. “Ne mbanim të njëjtën makinë, pa e ndryshuar, si dhe hanim shumicën e kohës në shtëpi. Të ngrënit jashtë ishte e rrallë, dhe për raste të caktuara”- thanë ata.

3. Ata paguajnë pak për qera apo kredi për shtëpi. Tanja Hester shkroi në librin e saj, “Puno në mënyre fakultative: Dil herët në pension, pa u shtrënguar shumë”, se të reduktosh shpenzimet për shtëpinë mund të të çlirojë shumë para muaj për muaj, të cilat mund të kanalizohen në investime. Ajo së bashku me bashkëshortin jetonin në një apartament 1+1, pa shumë dritë, në një zonë mesatare, të cilin ata e kishin marrë prej vitesh me qera. Kjo edhe pasi të ardhurat e tyre u rritën dhe pse e dinin se kishin mundësi të lëviznin diku tjetër.

4. Ata fokusohen në rritjen e të ardhurave të tyre. Të planifikosh të dalësh më herët në pension nuk është thjesht vetëm të shpenzosh më pak, por ka gjithashtu të bëjë me fitimin e më shumë parave. Jo gjithmonë mund të zvogëlosh shpenzimet e tua, pra ka një limit, por ti ke mundësi që gjithnjë të fitosh më tepër. Hester shkruan se ata që dëshirojnë të dalin më herët në pension i rrisin të ardhurat e tyre duke filluar një përpjekje tjetër si punë e dytë. Gjithashtu ritrajnohen për një karrierë më fitimprurëse, duke rritur fokusin te karriera e tyre e tanishme, duke negociuar për më tepër pará, ose të fillojnë të vetë-punësohen.

Tourists take pictures as they stand in Mount of Olives on October 27, 2012, over looking towards the walls of the Old City of Jerusalem and its distinctive golden Dome of the Rock. Photo by Yonatan Sindel / Flash90. *** Local Caption *** äø äæéúéí
çøó
çåøôé
úöôéú
òéø òúé÷ä
ëéôú äñìò
úééøéí
úééøåú
äø äáéú

5. Ata i fusin në llogari bankare fitimet e mëtejshme të tyre. Sa më tepër para që fiton, aq më tepër mund të kursesh. Kjo është absolutisht mënyra më e mirë për të rritur sasinë e asaj që investon vit pas viti. “Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është te ‘fshehësh paratë nga vetja’që njihet si ‘të paguash veten më parë’. Është një strategji klasike ku ti kursen dhe investon paratë, përpara se të paguash për shpenzime të tjera dhe para se të shpenzosh në mënyre të pamatë mbi dëshirat e tua”, shkruan Hester.

6. Ata ndihen komod të jetojnë jashtë zonës së tyre të rehatisë. Të dalësh nga zona e rehatisë mund të të ndihmojë të marrësh vendime të pazakonta mbi paratë e tua për të cilat nuk je mësuar, siç mund të jetë, te shpenzosh më pak e të kursesh më tepër.

“Të shpenzosh është varësi, dhe mendja e njerëzve në vazhdimësi mbjell farën e rehatisë gjatë proceseve vendim-marrëse. Me fjalë të tjera, çdokush që del më herët në pension merr vendime që janë në të njëjtën linjë dhe mbështesin qëllimet e tyre financiare, dhe nuk lejojnë që shoqëria ose familiarë e shokë/shoqe të ndikojnë në situatën e tyre financiare edhe nëse ato vendime janë të parehatshme” shkruan Steve Adcock i cili doli në pension në moshë 35 vjeçare.

7. Pasi dalin në pension, ata shpenzojnë akoma më pak. Kristy Shen dhe Bryce Leung të cilët dolën në pension në moshë 31 vjeçare dhe tani menaxhojnë website-in ‘Revolucioni i Millenial-ve’, kanë udhëtuar nëpër botë katër vitet e kaluara dhe jetojnë me shuma më të vogla sesa kur banonin në Toronto të Kanadasë, thanë në librin e tyre “Lëre punën si milioner”. Shumica e atyre që dalin herët në pension, kuptojnë se ata nuk shpenzojnë aq shumë sa mendonin, pasi dalin në pension.

“Kur nuk je më në punë zakonisht shpenzimet ulen, pasi nuk të duhen më gjëra që lidhen me punën siç janë rrobat e punës ose zyrës, çanta e punës, etj. Buxheti i veshjes ulet drastikisht deri në kufijtë e 75%”– thotë Adcock.

8. Edhe kur shpenzojnë, ata shpenzojnë për eksperienca, jo sende. Shumë nga ata që dalin në pension herët, preferojnë të shpenzojnë në të njëjtën mënyrë: për eksperienca. “Gjërat e humbin vlerën me kalimin e kohës, ndërsa eksperiencave iu rritet vlera ne kokën/mendjen tonë”, shkruan Adcock. Sa më pak gjëra ke, aq më e thjeshtë bëhet jeta. Ai dhe bashkëshortja i japin njëri tjetrit ‘dhuratën e eksperiencave’ duke udhëtuar kudo dhe duke vizituar dhe njohur vënde të ndryshme.

9. Ata shpërngulen për të jetuar në zona ku kostoja e jetesës është më e ulët. Karsten Jeske i blogut ‘Të dalesh në pension herët, tani’, thotë se pas daljes së tij në pension në moshën 44 vjeç, ai dhe familja e tij u shpërngulën nga San Francisco në shtetin e Washingtonit, për të ulur shpenzimet e tyre të jetesës dhe barrën fiskale të taksave. Të tjerë kanë lëvizur edhe në vënde më pak të zhvilluara ku paratë e fituara gjatë punës kanë më shumë vlerë.

10. Ata janë optimistë. Ata që dalin herët në pension, kanë përqasjen e gotës gjysmë plot për shumicën e gjërave, që nga vendimet që ndryshojnë jetën e tyre e deri tek vera të cilën zgjedhin gjatë darkimit, dhe çdo gjë midis tyre. “Ata kanë pritshmëri që gjërat do të shkojnë mirë, dhe siç e dimë nga efekti placebo, ky fenomen është me të vërtet real”– thotë Adcock.

“Patjeter këtu nuk flitet për optimizëm të verbër. Ata që dalin në pension herët janë gjithnjë të kujdesshëm për të planifikuar më parë, dhe të marrin ne konsideratë kur ato nuk shkojnë sipas planit. Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë realitetin e botës por ndërkohë të lejojmë optimizmin tonë të na çojë në disa vende me të vërtet të hatashme në jetë”- thotë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN