MENU
klinika

"Do ta çoj çështjen në Gjykatën e Strasburgut"

“Ekonomia” voton pro shkarkimit të Arben Malaj

16.12.2019 - 12:27

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

12 anëtarë të Komisionit të Ekonomisë kanë votuar pro shkarkimit të Malajt, ndërsa 5 të tjerë kundër, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë propozimit të qeverisë për shkarkimin e tij.

Ky vendim i kalon Kuvendit për miratim, ditën e mërkurë, do të vuloset përfundimisht “fati” i Arben Malajt në Bankën e Shqipërisë.

I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Malaj tha sot se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, pasi e cilësoi si të padrejtë dhe politik vendimin për shkarkimin e tij.