Ministrja e Energjisë është përballur me kritikat e sekretarit të Komunitetit të Energjisë Janec Kopac në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Kritika ka patur si në zbatimin e reformave ashtu edhe në mungesën e besimit të investitorëve.
“Jemi shokuar nga e-maili, tre reshta. Reshti i parë shpresoj të jeni mirë, jemi solidarë me çfarë ju ka ngjarë. Asnjë qenie humane nuk është e pazëvendësueshme. Askush në këtë botë nuk është i aftë të ndalojë apo të çojë reforma përpara. Ju që nuk e kishit një histori të gjatë dhe e kishit të shkurtër arritët të shkruanit sesi duhet të firmosim kontratat.
Nuk përmbushim kushtet për momentin prandaj nuk kemi firmosur. Mos e merrni këtë përgjegjësi zoti Kopac. Zoti Kopac, ju një historie të shkurtër që janë thjesht arritjet e shtetit shqiptar, i ratë shumë gjatë duke u marrë me gjëra jashtë tagrit tuaj, si emërimet, shkarkimit apo firmosjet e konstratave. Me energjinë nuk kemi investime zoti Kopac. Edhe ai investime që folët ju me 59.9 është pak i lartë dhe është me PPA”– tha Balluku.
“Ajo që është shqetësuese është që ato kontrata janë miratuar tani duhet të nënshkruhen. Shqipëria ka pasur konflikte të mëparshme me investitorët e HEC-eve dhe ne kemi ndërhyrë për të ndërmjetësuar me sukses problemet, konfliktet që ka pasur. Është e rëndësishme që Shqipëria të ketë besimin tek investitorët.
Nëse një kontratë apo një tender që ka vazhduar për një vit dhe nuk është bërë asgjë ose prisheni fare ose finalizojeni atë. Investitorët kanë nevojë për stabilitet dhe është detyra e çdo autoriteti për të ofruar këtë gjë”– tha Janec Kopac.