Kryetarja e LSI Monik Kryemadhi me anë të një statusi në “Facebook” ka uruar të gjithë shqiptarët për Krishtlindjet.
Kryemadhi thekson se solidariteti me njëri –tjetrin do të sjellë prosperite e zhvillim.
Postimi i Monika Kryemadhit:
Ju uroj me gjithë fuqinë e zemrës gëzuar Krishtlindjet.
Kemi shumë për të reflektuar në këtë ditë feste për tallazet e jetës, për momentet e gëzueshme dhe ato të trazuara.
Dhe rrugën e reflektimit na mëson kush më mirë se,
JEZUSI FOSHNJE QË NA THOTË:
Kam lindur i zhveshur, thotë Zoti,
që ti të mësosh të zhvishesh nga vetvetja.
Kam lindur i varfër, thotë Zoti,
që ti të më konsiderosh të vetmen pasuri.
Kam lindur në një stallë, thotë Zoti,
që ti të mësosh të shenjtërosh çdo ambient.
Kam lindur i dobët, thotë Zoti,
që ti të mos kesh kurrë frikë prej meje.
Linda nga dashuria, që ti të mos dyshosh kurrë në dashurinë time.
Linda natën, që ti të besosh se unë mund të ndriçoj çdo realitet.
Linda person, thotë Zoti, që ti të mos kesh turp nga vetvetja.
Linda njeri, që ti të bëhesh Hyj.
Linda i persekutuar, që ti të dish ti përballosh vështirësitë.
Linda në thjeshtësi, që ti të mos jesh më i komplikuar.
Dua të lind në shtëpinë tënde
– thotë Zoti –
që të të marr me vete në shtëpinë Time!
Besimi në Zot, dashuria për familjen, solidariteti me njeri-tjetrin do na sjellë prosperitet si komb.
Gëzime pastë në këtë ditë të shenjtë çdo vatër shqiptare!