MENU
klinika

"Vlen vetëm për ato familje që..."

Kush rregullon vetë shtëpinë shteti i financon me 2 milion

06.12.2019 - 11:02

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos se për të gjithë ato familje që do e rregullojnë vetë shtëpinë do të marrin një financim prej 2 milionësh nga shteti.

Ky vendim vlen vetëm për ato familje që do të paraqiten vetë.

Rama tha se ky vendim, vjen për të mos i lënë në pritje të gjatë ato familje, të cilat janë të gatshme të bëjnë vetë procesin e rindërtimit.

“Të shikojmë me grupin e planifikimit pjesën tjetër të shtëpive. Në Tiranë dhe në Durrës po ashtu është gati të fillojë procesi i riparimeve, meremetimeve. Durrësi ka 12 kompani të cilat kanë bërë gati gjithçka. Duhet të unifikojmë procesin me Tiranën, 24 orë pa u zgjatur, por me supervizionim të rreptë nga ana jonë”– shtoi Rama.