Gjeniu norvegjez i shahut Magnus Carlsen i ka shtuar një tjetër trofe kabinetit të tij, pasi ka fituar në Rusi kampionatin e “Rapid & Blitz”.
Pas 21 orëve, 29-vjeçari ka shënuar 16.5 pikë së bashku me rivalin amerikan Hikaru Nakamura, teksa fituesi është vendosur me një ndeshje “tie-brake”.
The dramatic moment when Alireza Firouzja lost on time with three extra pawns against Magnus Carlsen. #rapidblitz #chess #chessmoves pic.twitter.com/7h2KbeYL5N
— International Chess Federation (@FIDE_chess) December 30, 2019
Me këtë triumf, Carlsen është bërë kampion i “Blitz”-it për të pestin vit, ndërsa për të tretin vit në Rapid..Në rapid lojtarët zakonisht kanë 20 deri në 25 minuta kohë, ndërsa në Blitz 3 ose 5 minuta.
Sfiduesi 16-vjeçar ishte duke e mposhtur kampionin e botës, por i mbaroi koha, diçka që e ka mërzitur së tepërmi lojtarin e talentuar. Më pas ai ka apeluar me pretendimin se Carslen kishte folur në norvegjisht gjatë ndeshjes duke e shpërqendruar.