“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam 35 vjeçe dhe më ka filluar të më ënjten gishtat e duarve dhe të këmbëve gjatë periudhës së dimrit. Çfarë është?
Përgjigjet dermatologia: Sëmundja nga e cila po vuani quhet morth. Morthi është një patologji që shfaqet kryesisht gjatë periudhës së dimrit ku temperaturat janë të ulta. Përgjithësisht morthi lokalizohet në duar, në këmbë, në vesh, hundë apo faqe dhe favorizohet prej lagështirës. Në mjekimin e morthit në radhë të parë ndihmojnë shumë masat që duhen të merren për mbajtjen ngrohtë të trupit nëpërmjet veshjeve të ngrohta dhe të përshtatshme për stinën e ftohtë të dimrit. Përdorimi lokalisht në lëkurë i pomadave me bazë kortizoni i cili ndihmon në lehtësimin e kruarjes dhe ënjtje. Aplikimi i vazhdueshëm dhe i përditshëm i pomadave emoliente zbutëse dhe hidratuese për duart.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim