MENU
klinika

Zaev: E kemi thënë që në fillim...

“Mini-Shengeni do sjell Europën në Ballkan”

28.12.2019 - 11:41

Në intervistën ekskluzive me DW, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbrojtur projektin e debatuar të Mini Shengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

“Esenca e iniciativave të bashkëpunimit rajonal qëndron në kontributin tonë të përbashkët për realizimin e katër lirive të BE edhe në Ballkanin Perëndimor, lëvizja e lirë e njerëzve, e produkteve, e shërbimeve dhe kapitalit në rajonin tonë të përbashkët”– tha Zaev.

“Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativat që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtojnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është as pronë ekskluzive e dikujt dhe as klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”– tha Zaev.

Ndërsa Kosova zyrtare thotë se projektet e MiniShengenit janë të përfshira në CEFTA dhe Procesi i Berlinit, Zaev tha mes tyre ka një dallim të rëndësishëm.

“Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në rastin e Mini Shengenit është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese.

Ne kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi”- vijoi kreministri maqedonas.

Për kryeministrin Zaev, Ballkani ka shumë potencial të pashfrytëzuar në përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal dhe se vendet ballkanike do të fitojnë më shumë respekt dhe mbështetje nga BE, nëse tregojmë lidership politik dhe përkushtim për nxitjen e bashkëpunimit.

“Ne duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t’u integruar në BE”– tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, duke folur për zhgënjimin që solli për vendet e Ballkanit Perëndomorë Samiti i Brukselit, tha se ai ishte ndëshkim i dhimbshëm për të gjithë dhe se ekziston rreziku që vota kundër e Macron mund të kthejë nacionalizmin dhe radikalizmin në Ballkan.

Ndërkohë dje në Maqedoninë e Veriut, pasi dje u bë e qartë se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për zhbllokim të disa ligjeve, i është hapur rruga krijimit të qeverisë së përkohshme e cila do të jetë aktive më 3 janar 2020 dhe se ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të jetë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut.

Spasovski në krye të qeverisë do të jetë deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill të vitit 2020.

Formimi i qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve parashihet me Ligjin për qeverinë ndërsa në të merr pjesë edhe opozita me dy ministra, atë për punë të brendshme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe do të ketë katër poste të zëvendësministrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A ka nevojë rajoni për Mini-Shengenin Ballkanik?

Kurti: Duhet shtuar bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë