MENU
klinika

Dr. Suela Ylli

Përgjigjet farmacistja/ Dhimbja e kokës më kap shpesh,çfarë më sugjeroni?

18.12.2019 - 15:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Ka rreth një muaj që dhimbja e kokës më kap shumë shpesh! Unë pi paracetamol, pi 2 deri në 3 kokrra sepse me një nuk më pushon. Çfarë më sugjeroni ju lutem?

 Përgjigjet Suela Ylli: Nëse dhimbja e kokës zgjat kaq gjatë, e rëndësishme të përjashtohen disa faktorë. (Qëndrimi gjatë në kompjuter, gjumi jo i mirë dhe jo i plotë.) Mund të keni kaluar një gjendje gripale, e cila mund të ketë lënë pasoja, në inflamimin e sinuseve që gjithashtu jep dhimbje koke! Diçka tjetër mund të jetë luhatja e tensionit arterial. Gjithsesi mund të përdorësh diçka më të fortë se paracetamoli. Për shembull Ibuprofen. Nëse dhimbja konsiston, duhet një vizitë më e detajuar për të përjashtuar ndonjë patologji.

(Suela Ylli, Shefe e Shërbimit Farmaceutik të Polit të Spitalit Francez)

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.