Rusia ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve gjermanë, si një lloj “hakmarrjeje” për dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Gjermania. Berlini javën e kaluar akuzoi Moskën se ka gisht në vrasjen së një ish-militantit çeçen.
Kriza diplomatike midis Rusisë dhe Gjermanisë është përshkallëzuar për shkak të vrasjes së separatistit çeçen.
Këtë mëngjes Moska zyrtare thirri ambasadorin gjerman për ta informuar për dëbimin e dy diplomatëve të tij nga Rusia.
Ministria e Jashtme gjermane reagoi duke pretenduar se ky ishte “një sinjal i gabuar” dhe “i pajustifikuar”.
Kremlin gjithashtu ka këmbëngulur, duke mohuar se ka kërkuar ekstradimin e atij që Vladimir Putin e quajti “një bandit” dhe një terrorist anti-rus ditë më parë.
Ndërkohë, hetuesit gjermanë vazhdojnë të hetojnë historinë e vitit në fushën e spiunazhit.
Shumë media insistojnë se vrasja e ish-liderit çeçen, me pasaportë gjeorgjiane, në zemër të Berlinit në fund të muajit gusht, konfirmon ekzistencën e një skuadre të vërtetë vdekjeje që Putin ka lëshuar nëpër botë për të vrarë disidentët e ikur nga Rusia, biznesmenë dhe dëshmitarë ‘të pakëndshëm’.
Viktima ishte një 40 vjeçar, Zelimkhan Khangoshvili, i njohur si Tornike K., i cili me gjasë ka luftuar në republikën çeçene me separatistët. Ai u qëllua në kokë në gusht në kopshtin zoologjik të Berlinit. I dyshuari për vrasjen e tij u kap, por ai hesht për akuzat. Sipas të dhënave të prokurorisë gjermane, i dyshuari për vrasjen duhet të ketë pasur bashkëpunëtorë në Berlin, sepse ai erdhi në Gjermani,një ditë para vrasjes, dhe nuk mund t’i zbulonte kaq shpejt zakonet e jetesës së viktimës. Presidenti rus, Putin, e ka quajtur gjeorgjianin e vrarë “bandit” dhe “vrasës”.
Sipas gazetës Spiegel, ky grup vrasësish janë pjesë e një departament special të shërbimeve sekrete ruse ‘GRU’, i specializuar për vrasje dhe komplote.