MENU
klinika

"Fatura 300 milionshe e tërmetit..."

Shoqata e Ndërtuesve: Ngarkesën do e mbajë i zoti i shtëpisë

01.12.2019 - 17:27

Kreu i Shoqatës së Ndërtueseve, Artan Dulaku, ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Ai propozoi një tryezë trepalëshe me qeverinë, sistemin bankar dhe ata që posedojnë apartamente, që e kalojnë stresin e tërmetit, që sipas tij, të mund t’i jepet një zgjidhje shumë e shpejtë problemit të banesave, pas situatës katastrofike të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kemi një situatë alarmante në Durrës dhe Tiranë, ku kemi një numër të madh shtëpisë të pashfrytëzuara. Janë mbi 2500 banesa, dhe thelbi i orientimit të mbledhjes së sotme do të ishte jo të merremi me fondacionin, por kam një lajm të keq për kryeministrin, ngarkesën do ta mbajë si gjithmonë i zoti i shtëpisë, që është qeveria.

Duhet të përgatitemi që tani, fatura deri në 300 milionëshe e tërmetit duam apo s’duam do bjerë mbi shpatullat e ministrit Ahmetaj dhe kryeministrit, që do e shpërndajnë pastaj mbi shpatullat e atyre që do merren me këtë punë.

Unë sugjeroj të shikohet mundësia që të bëhet një tavolinë trepalëshe, mes qeverisë, sistemit bankar dhe atyre që posedojnë këto apartamente që e kalojnë atë stresin e tërmetit dhe të gjendet një zgjidhje e shpejtë.

Në këtë mënyrë, në një periudhë shumë të shkurtër ne mund t’i japim zgjidhje asaj që është plaga e banesave të ndërtuara. Është një veçori e jona, që kemi një superprodhim.

Do ketë padyshim nevojë për ndërtime të reja, do ketë nevojë që çerdhe e kopshte të bëhen nga e para, por ky kontigjen është aty, do flejë dhe për 100 vitet e ardhshme.

Ndërsa fondet që janë në qarkullim, do hyjnë më shpejt dhe do çlirojnë edhe rezervat në ekonomi”- tha Dulaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”

"Ne jemi me popullin shqiptar"

Dy kompanitë kineze dhurojnë 2 milion euro