MENU
klinika

Komentet për NATON

Si Macron e ‘zgjoi’ aleancën…

19.12.2019 - 18:51

Në Nëntor, Presidenti Francez Emmanuel Macron i tha The Economist se NATO-s po i vinte fundi.

Kjo vërejtje mori kritika si nga zyrtarët evropianë, ashtu edhe nga ata amerikanë, por pas samitit në Londër në 4 dhjetor, Macron tha se komentet e tij ishin si një “akullthyes gjigand”, që bën shumë zhurmë, por i hapën rrugën për të vazhduar të ecte.

Aleanca ka shumë për të luftuar. Ajo duhet të luftojë me Rusinë, Kinën, terrorizmin në Afganista, etj. Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, shfrytëzoi rastin e takimit në Londër për të filluar një proces ku aleanca do të përcaktonte sesi do të përballet me realitetin e ri të shekullit njëzet e një.

Aleanca është përballur me sfida në rritje vitet e fundit. Në vitin 2014, NATO iu përgjigj aneksimit të Rusisë së Krimesë dhe shfaqjes së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Por tani NATO duhet të përgatitet për kërcënimet e së nesërmes, kur dinamika mund të jetë më komplekse sesa ajo midis superfuqive në shekullin XX.

Të përgatitesh për një botë të tillë do të thotë të tregosh që aleanca është shumë larg fundit.

Nëse NATO zgjedh rrugën e Macron dhe përpiqet të rinovojë marrëdhëniet me Rusinë, aleanca duhet të jetë e kujdesshme që veprimet e saj të mos interpretohen si shpërblim për sjellje agresive.

Mënyra më e mirë për të arritur këto qëllime është që NATO-ja të përqendrojë përpjekjet e saj në kontrollin e armëve. Mbi të gjitha, çdo vend anëtar i NATO-s ka një interes të zvogëlojë kërcënimin bërthamor.

Në samitin e Londrës, udhëheqësit pranuan që fuqia në rritje e Kinës paraqet sfida dhe mundësi për aleancën. Kina nuk është një lojtar ushtarak aktiv në fushën e funksionimit të NATO-s, por as nuk është partner aziatik me të cilin NATO mund të punojë me lehtësi (si, të themi, Japonia ose Koreja e Jugut). NATO duhet të jetë e gatshme të koordinojë me Kinën kur veprimi i tillë do të jetë me përfitim të ndërsjellë, por gjithashtu duhet të peshojë interesat e shteteve anëtare kundër fuqisë globale në rritje të Kinës.

Në lidhje me Kinën, si me Rusinë, NATO-ja ka një rol konstruktiv për të luajtur në dobi të të gjithëve.

Për pjesën më të madhe të ekzistencës së saj, NATO ka gëzuar një epërsi globale gati të pakrahasueshme në teknologjinë ushtarake.

Si mundet NATO të ruajë avantazhin?

NATO duhet të vazhdojë të përparojë duke përfshirë sa më shumë aleatë të jetë e mundur në projekte, sepse ai proces lejon që vendet anëtare të mësojnë duke bërë në arenën e teknologjisë së lartë.

NATO do të duhet të vlerësojë teknologjitë e reja, siç është inteligjenca artificiale.

Shtetet anëtare mbajnë barrën e angazhimit të ushtarakëve të tyre, por NATO ka përgjegjësinë për të bërë bashkë të gjithë aleatët.

Përkthyer dhe përshtatur nga Foreign Affairs

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stoltenberg tregon përpjekjet e aleancës

“NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja”