NATO, aleanca më e rëndësishme ushtarake në botë, është në krizën e saj më të madhe të identitetit. Kush do ta mendonte? Detyra e NATO-s ishte konsolidimi i Perëndimit.
Por pa një imazh realist të armikut të vet, NATO nuk mund të përmirësohet për të ardhmen.
Dhjetë vjet më parë, Perëndimi bëri propozimin për ta kthyer aleancën e mbrojtjes në një NATO të energjisë. NATO duhet të paguajë për furnizimin me energji të Perëndimit, të sigurojë rrugët strategjike të transportit dhe tubacionet. Ideja u hodh poshtë.
Në vitin 2015, në kulmin e krizës së migracionit në Evropë, NATO-s iu dha fuqia për të siguruar kufijtë jugorë të BE-së. NATO, nuk e bëri mirë as këtë detyrë.
Sot, presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që Rusia të bëhet jo një armik, por një mik i NATO-s. Përndryshe, tha Macron, Moska do të bëhet aleate me Kinën kundër Perëndimit.
Polonia dhe Baltikët nuk janë dakord. Për këto vende, Rusia paraqet kërcënimin më të madh për Perëndimin. Ata po kërkojnë më shumë trupa dhe armë në kufirin e tyre lindor. Pak vende evropiane e shohin Rusinë si armikun e tyre.
NATO është shumë e përçarë për sa i përket Rusinë.
Presidenti amerikan Donald Trump, po irriton aleatët e tij duke vënë në pikëpyetje NATO-n. Ai po kërkon më shumë para nga aleatët, ata duhet të paguajnë për Pax Americana, pa të cilën Perëndimi është i pambrojtur.
Trump dëshiron të lidhë marrëveshje bilaterale me ato shtete që ai i konsideron të rëndësishme strategjike. Që do të ishin Britania e Madhe, Polonia dhe Rumania. Pjesa tjetër është e parëndësishme për të.
Thuhet se NATO është kryesisht një aleancë vlerash. Deri më tani, asaj i është dashur të mbrojë lirinë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë botën. Sistemi i vlerave në Gjermani po ndryshon në mënyrë dramatike, nuk është humanizmi, por ekologjia vlera më e rëndësishme.
Evropa do të merrte shumë mbështetje nëe do të kishte prioritet shpëtimin e planetit tonë dhe gjithë civilizimit njerëzor.
Ky do të ishte një ndryshim dramatik në situatën e sigurisë ndërkombëtare. Komuniteti botëror do të zgjohej në një mjedis krejtësisht të ri, me aleanca të ndryshuara dhe armiq të rinj.
Përkthyer dhe përshtatur nga Modern Diplomacy/ konica.al