Greva e punëtorëve të transportit në Francë kundër reformës për pensione ka hyrë në ditën e 29-të, duke shënuar protestën më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga maji i vitit 1968.
Plani industrial kundër presidentit francez, Emmanuel Macron për reformën e pensioneve ka goditur më së shumti shërbimet e trenave.
Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64-vjeçare do të marrin pension më të ulët.
Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për ta bërë sistemin më të drejtë, mirëpo sindikatat thonë të kundërtën.
Diskutimet në mes të sindikatave dhe qeverisë pritet të zhvillohen më 7 janar.
Në fjalimin e tij për festat e fundvitit, Macron është zotuar për të mos hequr dorë nga plani i tij, i cili do t’iu kërkojë banorëve të punojnë më shumë.
Protestat kanë rezultuar me kaos në gjithë Francën.
Shumë francezë që kishinplanifikuar të shpenzojnë ditët e festave me famijen dhe miqtë janë bllokuar, për shkak të anulimit të udhëtimit me trena dhe aeroplanë.
Ndërkohë, greva më e gjatë në Francë deri sot, kishte zgjatur 29 ditë, në vitet 1986-1987.
Kjo është hera e dytë që shefi i shtetit përballet me të tilla kriza sociale. Vitin e kaluar ai u përball me zemërimin e jelekëverdhëve, dhe u detyrua të hiqte dorë nga rritja e taksës së karburantit që kishte planifikuar.