MENU
klinika

Nga The Washington Post

A ia vlen marrëveshja e fundit SHBA-Kinë?

17.01.2020 - 20:53

A bëri presidenti Trump një marrëveshje të mirë me Kinën?

Epo, krahasuar me çfarë? Krahasuar me perspektivën e një lufte të vazhdueshme apo edhe të shtimit të tarifave, armëpushimi që Trump dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu Ai nënshkroi në Uashington të mërkurën është një lehtësim i madh.

Nëse standardi i suksesit është që Kina të heqë dorë nga modeli i saj ekonomik merkantilist, siç kërkoi fillimisht administrata, marrëveshja mezi meriton emrin “faza e parë” që Trump i ka vënë asaj.

Në përgjithësi, marrëveshja lë të paprekur themelet e merantilizmit kinez: një sistem i madh i subvencioneve për industritë e teknologjisë së lartë dhe firmat shtetërore të favorizuara.

E gjitha kjo na çon në një krahasim: midis kësaj marrëveshje tregtare nga njëra anë, dhe një vizion të tregtisë globale me të vërtetë të lirë dhe reciproke nga ana tjetër.

Ne nuk dyshojmë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë t’i bëjnë presion Kinës, qoftë edhe përmes tarifave, nëse do të detyrohej ndonjëherë Pekini të braktiste merkantelizmin dhe të bëjë biznes.

Më në fund, ekziston kontrasti midis këtyre rezultateve dhe kostove afatshkurtra që konsumatorët amerikanë dhe fermerët paguan në luftën tarifore. Këto mund të shmangeshin nëse Trump do të kishte zgjedhur një strategji tjetër.

Ashtu si shpesh me administratën e tij, marrëveshja nuk është aq e keqe sa mund të kishte qenë, por shumë më pak se ajo që mund të ishte arritur nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin zgjedhur të punonin me aleatët.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Henry Kissinger flet për konfliktin SHBA-Kinë

‘Lufta tregtare’, më keq se Lufta e Parë Botërore!