MENU
klinika

Nga Financial Times

BE duhet të mësojë të flasë ‘gjuhën e pushtetit’!

02.01.2020 - 22:18

Kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur liderët e BE-së miratuan një “strategji globale” kryesisht për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Dokumenti i qershorit 2016 identifikoi “autonominë strategjike” si një qëllim thelbësor të BE-së. Ai premtoi një politikë të jashtme të integruar dhe të sigurisë, bazuar në “aftësitë ushtarake dhe antiterrorizmin po aq sa në shoqëritë gjithëpërfshirëse dhe të drejtat e njeriut”.

Ambicia e BE për autonomi globale mbetet ende.

Por është e vështirë të shohësh ndonjë përparim konkret. Ursula von der Leyen, presidentja eKomisionit Evropian, premton të udhëheqë një ekzekutiv “gjeopolitik”, të guximshëm për të mbrojtur interesat e BE-së , ashtu si Kina, Rusia dhe SHBA.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, thotë se evropianët “duhet të mësojnë gjuhën e fuqisë”.

Në sytë e Emmanuel Macron, presidentit francez, duhet të nënkuptojë pavarësi më të madhe nga Uashingtoni. Ai thotë se Nato është “i vdekur nga truri” dhe BE duhet të nisë një dialog konstruktiv me Moskën.

Por çështjet duken ndryshe nga këndvështrimi i shteteve baltike, vendeve nordike, Polonisë dhe Rumanisë. Të gjithë ndjejnë ankth pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, ndërhyrjes në Ukrainën lindore dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme në BE-në.

Franca ndjen një zhgënjim të kuptueshëm nga Gjermania.

Megjithatë evropianët duhet të jenë realistë. Për vitet në vijim, buxhetet ushtarake në nivelin e BE dhe kombëtar ka të ngjarë të jenë shumë të vogla dhe të pakoordinuara për një autonomi të mirëfilltë strategjike.

Barrierat më të mëdha janë psikologjike. Në rrethana të tilla, është e parakohshme, dhe madje mund të jetë e rrezikshme, të vihet në dyshim aleanca transatlantike kur Evropa nuk ka asgjë për ta zëvendësuar atë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”

Bregu 'ngre alarmin', por tregon platformat e zgjidhjes...

“Evropa në krizë të thellë, në pritje të BE-së, duhet të bashkëpunojmë”