MENU
klinika

Fishekzjarre, rënie këmbanash dhe numërim mbrapsht!

Britanikët do ta festojnë Brexit si Vitin e Ri!

26.01.2020 - 18:12

Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian të premten, njerëzit janë të ndarë se si të shënojnë momentin historik.

Referendumi i Britanisë për vitin 2016 për anëtarësimin në BE e “përçau” vendin: 52 përqind vendosën të largohen nga Bashkimi Europian, 48 përqind votuan të qëndrojnë.

Vitet që kanë kaluar që nga ajo kohë, nuk e kanë “shëruar” përçarjen.

Për pro-evropianët, 31 janari do të jetë momenti i trishtë Britania do të braktisë projektin që i bëri evropianët të studiojnë, punojnë dhe jetojnë në të gjithë kontinentin.

Për mbështetësit e Brexit, do të jetë momenti kur Britania do të bëhet sërish një komb sovran pas 47 vjetësh anëtarësimi në BE.

Organizatorët kanë menduar të ketë muzikë, këngë, fjalime, një shfaqje dhe një numërim si për Vitin e Ri. Por, për çudinë e tyre, Brexit me siguri nuk do të festohet me zhurmën e kambanës gjigande Big Ben, që është një simbol i famshëm botëror i demokracisë britanike.

Big Ben “ka heshtur” kryesisht që nga viti 2017, sepse kulla e sahatit po riparohet, dhe autoritetet thanë që nëse ajo funksionon sërish, vetëm për një natë, mund të kushtojë 500,000 paund (654,000 dollarë).

“Të shpenzosh gjysmë milioni paund për këmbanat është thjesht pa kuptim”, tha Toni Greaves, një anëtar demokrat Liberal i Dhomës së Lordëve.

Anëtarësimi i Britanisë në atë që ishte atëherë Komuniteti Ekonomik Evropian, në fillim të vitit 1973 u shoqërua me një atmosferë të ngjashme.

Vendi edhe atëherë ishte “i përçarë” për këtë çështje dhe pati demonstrata nga aktivistë nga të dyja palët, por, të paktën, nuk pati festime të këtyre përmasave.

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ konica.al