MENU
klinika

Kostot

Certifikatat elektronike/ Ja sa do paguajë çdo biznes!

23.01.2020 - 17:28

Me hyrjen në fuqi të sistemit të ri të faturimit, bizneset do të paguajnë 4 mijë lekë në vit për të blerë certifikatën elektronike nga agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit.

Qeveria ka zyrtarizuar zërin e parë të kostos, që do të sjellë për biznesin sistemi i ri elektronik i tatimeve.
Sipas ligjit për fiskalizimin, deri në datën 1 shtator të këtij viti, të gjitha bizneset, përfshirë ato të vogla, janë të detyruara të pajisen me certifikatën elektronike. Kjo certifikatë mundëson sigurinë dhe autenticitetin e të dhënave që bizneset dërgojnë në kohë reale tek tatimet për të gjitha transaksionet që ata kryejnë në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Edhe pse certifikata elektronike mund të ofrohet nga çdo kompani IT-je, në ligjin për fiskalizimin, qeveria ja ka dhënë monopolin e këtij shërbimi vetëm AKSH-it, e cila do ja u shesë bizneseve me çmimit 4 mijë lekë në vit.

Certifikata elektronike është vetëm një nga zërat e kostos që sjell sistemi i ri i faturimit për biznesin. Veç certifikatës, sipërmarrjet janë të detyruara që brenda datës 1 shtator të pajisen me programin e ri kompjuterik, i cili do të regjistrojë dhe transmetojë blerjet apo shitjet e bizneseve në serverin e administratës tatimore. Programi kompjuterik mund të ofrohet nga të gjitha kompanitë IT të licencuara dhe sipas AKSHI-t deri tani numërohen rreth 40 kompani private që kanë shprehur interes për të ofruar këtë shërbim.

Pas certifikatës dhe programit kompjuterik, zëri i tretë i kostos që do të kenë bizneset është ai i mirëmbajtjes së programit. Por të dy kostot e fundit ende nuk dihet se sa do të jenë pasi do të ofrohen nga kompanitë private.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portali qeveritar, mbi 21 mijë përdorues të rinj

Ish-pronarët, si të aplikoni për ankesat në e-albania?