Erdogan i është bashkuar liderëve, që kanë reaguar për armiqësitë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, tha të mërkurën se “askush nuk ka të shkatërrojë të gjithë rajonin, veçanërisht Irakun, për hir të interesave të tyre.”
“Tensionet midis aleatit tonë SHBA dhe fqinjit tonë, Iranit, ka arritur në një pikë që ne nuk e dëshirojmë aspak,” tha Erdogan, ndërsa promovoi përpjekjet diplomatike të Turqisë për të qetësuar krizën.
“Duke mobilizuar të gjitha mundësitë që kemi, ne nuk do të lejojmë që rajoni ynë të mbytet në gjak dhe lot.”, shtoi presidenti turk.
Erdogan i bëri komentet në një ceremoni në Stamboll, për fillimin e një linje të gazit natyror midis Rusisë dhe Turqisë. Presidenti Vladimir Putin ishte gjithashtu i pranishëm, një ditë pasi udhëheqësi rus bëri një vizitë në Siri.
Të dy liderët e përqendruan pjesën më të madhe të komenteve të tyre tek tubacioni dhe marrëdhënia e tyre.
Megjithatë, dy vendet kanë patur disa mosmarrëveshje mes tyre.
E fundit ka të bëjë me Libinë, ku Rusia dhe Turqia po mbështesin anët e kundërta në një luftë civile që është shndërruar në një konflikt të përfaqësuesit që përfshin një listë të gjatë të shteteve të huaja.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post.