MENU
klinika

Fokusi mbi ekonominë e vendit

Euromoney/ Qasja e Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare

15.01.2020 - 12:53

Sot zhvillohet Forumi Euromoney për vendet e Europës Qëndror dhe Lindore. Në këtë forum, tryeza e të cilit ul bashkë figura të njohura të fushës politike, ekonomike e financiare nga vendet e EQL-së, pjesëmarrës është dhe Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në ditën e parë të forumit, Guvernatori mbajti një prezantim në tryezën kushtuar Shqipërisë. Tema e kësaj tryeze ishte potenciali i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare dhe hapat drejt integrimit në ekonominë botërore.

Sipas Guvernatorit Sejko ekonomia shqiptare ka vazhduar trendin pozitiv, sistemi i saj financiar është i qëndrueshëm dhe perspektivat e rritjes janë pozitive.

“Shqipëria është në hapat e parë drejt “internacionalizimit” dhe ka mjaft potencial për t’u shfrytëzuar. Shqiptarët brenda kufijve, por dhe diaspora shqiptare duhet të japin mbështetjen për ta arritur këtë sukses në të ardhmen”– u shpreh Sejko.

Në ditën e dytë të forumit, Guvernatori mori pjesë në panelin e Guvernatorëve të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore kushtuar politikës monetare.

Temë tjetër që u diskutua nga Sejko ishte qëndrimi, transmetimi dhe efektiviteti i politikës monetare, reduktimi i përdorimit të parasë cash, likuiditetin, rezervën valutore dhe politikat e ndërhyrjes nëpërmjet saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Katër objektivat kryesorë

Banka e Shqipërisë miraton buxhetin 2020