MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Fëmija im po kalon lin e dhenve, kurohet me antibiotikë

23.01.2020 - 11:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje fëmija im po kalon lin e dhenve dhe kurohet me antibiotike. Ka ndonjë problem tjeter qe duhet ta di?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Këto janë raste që duhen trajtuar me antibiotikë, por vetëm nga mjeku. Një ndërlikim tjetër mund të jetë pneumonia, të cilës i duhet kushtuar mjaft vëmendje, sepse mund të ketë pasoja. Një rekomandim i rëndësishëm për të sëmurët është që ata të mos lahen derisa të bien krustat (koret). Gjithashtu e rëndësishme është të qetësohen kruajtjet me barna antihistaminike (kundër kruajtjeve), sepse të sëmurët rrezikojnë për mbi-infeksione.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Beteja e vajzës 26-vjeçare

Me fat që u preka nga lia e dhenve!