Përveç krizave politike me SHBA-në dhe Italinë, në 2019 në Francë pati protesta të mëdha në mbarë vendin nga jelekverdhët deri tek grevistët e reformës së pensioneve.
Protestuesit jelekverdhë dolën në rrugë në tetor të vitit të kaluar, duke u bërë një nga lëvizjet më të gjata antiqeveritare në historinë e vendit kundër politikave të diskutueshme të Presidentit Emmanuel Macron.
Demonstratat lanë 11 protestues dhe policë të vdekur dhe më shumë se 4,000 të plagosur, sipas qeverisë franceze. Të paktën 8,400 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i protestave, dhe 2,000 njerëz u arrestuan.
Më 5 dhjetor, në Francë nisi një nga grevat më të gjata në historinë e saj, me demonstruesit që vazhdojnë të protestojnë kundër skemës së diskutueshme të pensioneve të Macron.
Plani gradualisht do të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64, një veprim që pritet të ndikojë negativisht në shumë sektorë.
Punëtorët do të merrnin pensione të plota nëse dalin në pension në moshën 64 vjeç.
Greva vazhdoi për 27 ditë, duke zgjatur më shumë se greva e 1995, kur kryeministri i atëhershëm Alain Juppe u desh të tërhiqte reformën e pensioneve pas një greve të gjatë trejavore.
Kriza e tarifave me SHBA
Më 11 korrik Macron nënshkroi në ligj legjislacionin e ri për kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke aplikuar një taksë prej 3% për firmat e teknologjisë me të ardhura totale vjetore prej të paktën 750 milion € (842 milion dollarë) me të paktën 25 milion € nga të ardhurat e saj që vijnë nga Franca .
Ligji pritet të godasë disa firma të mëdha amerikane, përfshirë Amazon, Apple, Facebook dhe Google.
Më 2 dhjetor Administrata Trump propozoi tarifa për importet franceze me vlerë deri në 2.4 miliardë dollarë, përfshirë djathin, buzëkuqët, çantat dhe verën.
Në një konferencë shtypi përpara një samiti të NATO-s më 3 dhjetor, Presidenti amerikan Donald Trump tha: “Unë nuk do të lejoj njerëzit të përfitojnë nga kompanitë amerikane. Nëse dikush do të përfitojë nga kompanitë amerikane, do të jemi ne, nuk do të jetë Franca. “
Krizë me Italinë
Në shkurt, Ministri Italian i Punës dhe Politikave Sociale Luigi Di Maio u takua me protestuesit Jelekverdhë.
Duke përshkruar veprimin e Di Maio si një “ndërhyrje” në politikën e brendshme franceze, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Franceze, Agnes von der Muhll tha që takimi ishte një provokim dhe i papranueshëm.