“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje unë kam një problem kohët e fundit. Shpesh mua më mpihen këmbët dhe duart. Edhe kur jam ne tualet nuk rri dot më shumë se dy minuta edhe kur jam shtrirë në gjumë më ndodh shpesh që zgjohem natën nga mpirjet e këmbëve dhe duarve Ne gjumë mpihen këmbë e duar. Vajta disa kohë me këtë problem. Nuk e di pse ndodh dhe jam shumë e shqetësuar
Përgjigjet dr. Apostol Vaso: Kjo duhet vizituar dhe mundësia më e madhe është të jetë Fibromyalgia, e cila shoqërohet me çrregullim të gjumit, çrregullim të humorit, dhimbje të shpërndara në të gjithë trupin dhe një morri simptomash diskrete, sic është urinimi i shpeshtë, gurgullitje të zorrëve, ose fryrrje të tyre, diarre ose kapsllëk, këputje trupore( syndromi i lodhjes së vazhdueshme) Duhet ekzaminuar dhe vlerësuar. Mjekimi eshte edukim dhe ndihmesë për shqetësimet.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.