MENU
klinika

Banka e parë që...

JP Morgan kërkon 100% të aksioneve në Kinë

06.01.2020 - 07:56

JP Morgan po kërkon 100% pronësi të kompanive investuese të saj në Kinë. Në 1 Janar u hoqën tavanet për sa i përket pronësive të huaja në Kinë, si pjesë e një hapje graduale të sektorit financiar ndaj lojtarëve të huaj.

Tani për tani, këtë treg e dominojnë kompanitë vëndase. Banka amerikane do të jetë e para që do të ketë pronësi të plotë mbi biznesin e saj të investimeve atje, nëse arrin ta mbyllë këtë marrëveshje.

The JPMorgan Chase & Co. World headquarters are pictured on April 17, 2019 in New York City. (Photo by Johannes EISELE / AFP) (Photo credit should read JOHANNES EISELE/AFP/Getty Images)

JP Morgan mori një aprovim final në Dhjetor për të patur shumicën e aksioneve në sigurime ndërsa në muajin Gusht bleu aksionet e nevojshme për të patur shumicën e pronësisë në kompaninë e përbashkët të menaxhimit të aseteve, dhe tani është në pritje të aprovimit nga rregullatorët Kinez.

UBS është banka e parë e huaj që arriti 51% pronësi të kompanisë së përbashkët të investimeve në sigurime nën rregullat e reja në vitin 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndikimi i saj tek Anglia dhe anglezët

Britania përmes librave të Agatha Christie