MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Ka gati 2 muaj që në hundë ndjej aromë myku. Si të shpëtoj?

24.01.2020 - 11:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

 

Pacientja: Ka gati 2 muaj që në hundë ndjej një lloj arome si të mykut. Çfarë mund të jetë?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme:  Atëherë ndjesia e mykut në hundë ka lidhje me infeksionin e sinuseve. Sërish ju duhet një grafi e sinuseve dhe nje ekzaminim nga ORL per ta konfirmuar/perjashtuar. Higjena e hundës është primare. Ju sugjeroj një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.