Javën e kaluar, Donald Trump dhe Liu He, zëvendëskryeministri kinez, nënshkruan fazën pare të një marrëveshje të re tregtare midis SHBA dhe Kinës.
Bisedimet rreth marrëveshjes nuk kanë shkuar gjithmonë mirë, duke ngjallur frikë se bota mund ta gjejë veten në një konflikt tregtar midis këtyre dy gjigandëve ekonomikë.
Marrëveshja tregoi se ka hapësirë për kompromis si dhe konfrontim në marrëdhënien me Kinën, por negociatat tregojnë vështirësitë e marrëdhënies me SHBA-në, që ka “përqafuar” nacionalizmin ekonomik dhe Kinën, tregjet e së cilës janë ende të kufizuara në shumë fusha të rëndësishme.
Sidoqoftë, ndërkohë që Britania përgatitet të largohet nga BE, ka pasur një rigjallërim të interesit në mundësinë e një marrëveshje të madhe tregtare të Mbretërisë së Bashkuar me Pekinin.
Vetëm disa ditë pas referendumit të vitit 2016, sekretari i Brexit, David Davis, deklaroi se “marrëveshjet e tregtisë vetëm me SHBA-në dhe Kinën, do të na japin një zonë tregtie gati dy herë më të madhe se BE”.
Tani për tani, vetëm 3.5% e eksporteve të Mbretërisë së Bashkuar shkojnë në Kinë. Pjesa më e madhe e 22bn £ me vlerë që ne i shesin britanikët Kinës janë automjete, dhe produkte medicinale dhe farmaceutike.
Por Kina ka ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe duket se do të mbetet një magnet i fuqishëm ekonomik për eksportuesit dhe investitorët për dekadat në vazhdim.
Pak ekonomi të zhvilluara kanë marrëveshje të plotë të tregtisë së lirë me Kinën, dhe ato që e kanë, të tilla si Australia dhe Zvicra, zakonisht kanë ndonjë produkt të veçantë (minerale, makineri speciale) që e bëjnë një marrëveshje të tillë tërheqëse për Pekinin.
Përkundrazi, shumë vende kanë bërë marrëveshje bilaterale, më pak gjithëpërfshirëse që përfshijnë vetëm produkte specifike.
Mbretëria e Bashkuar nuk ka një sektor të dukshëm që Kina e sheh si përfitim për interesat e veta, kështu që një marrëveshje nuk ka gjasa të arrihet shpejt.
Sidoqoftë, kjo ofron një mundësi për Mbretërinë e Bashkuar, që të mendojë me kujdes për atë që dëshiron nga një marrëveshje e tillë. Vendi së shpejti mund të jetë i detyruar në zgjedhje të vështira.
Është pa dyshim, përparësi urgjente për Britaninë të kuptojë Kinën, sistemin e saj politik dhe shoqëror.
Mbretëria e Bashkuar, tani për tani, duhet të përqendrohet në forcimin e sektorëve që tashmë janë me interes për Kinën, siç është arsimi.
Mbretëria e Bashkuar është destinacioni kryesor për studentët e universiteteve kineze pas SHBA-së, duke sjellë të ardhura dhe një mundësi për të promovuar vlerat liberale, pluraliste për elitën në zhvillim të Kinës.
Një marrëveshje eventuale tregtare është e mundur por varet nga një diplomaci jashtëzakonisht e aftë pasi Britania endet midis SHBA-së dhe Kinës.
Një marrëveshje që shmnag diskutimin e çështjeve të tilla si rëndësia e ruajtjes së pavarësisë gjyqësore dhe shtypi i lirë në Hong Kong do të konsiderohej si çmim shumë i lartë.
Rana Mitter është drejtoreshë e Universitetit të Oksfordit, China Center.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al