Një rajon ku politika është formuar nga rivaliteti midis pushtetit vendor dhe ndërkombëtar, Lindja e Mesme nuk është një vend i lehtë për të mbajtur një politikë asnjanëse.
Deri më tani Kina ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira me aleatët si Irani dhe Siria, dhe gjithashtu ka përmirësuar marrëdhëniet me rivalët e tyre në Arabinë Saudite, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pekini gjithashtu i rezistoi presionit të fortë nga Uashingtoni për të hedhur poshtë Teheranin dhe Damaskun, duke përdorur rolin e tij si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për disa veprime ndërkombëtare kundër tyre.
Megjithatë, herët a vonë një krizë në Lindjen e Mesme ka të ngjarë të prishë ekuilibrin delikat diplomatik.
Armiqtë e Teheranit mund të zemërohen nga refuzimi i Pekinit për të hedhur poshtë aleatin e tij të vjetër, por kjo politikë do të jetë shumë më tërheqëse, pas vdekjes së Soleimanit.
Analisti Jonathan Fulton tha këtë javë: “Kina nuk është një shtet revizionist. Ajo dëshiron një rajon të qëndrueshëm, në të cilin mund të tregtojë dhe të investojë.
Një rol i tillë ka të ngjarë të mirëpritet nga shumë lojtarë në rajon.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, SHBA ka qenë fuqia kryesore jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjithë globin. Ndërkohë që Kina sfidon gjithnjë e më shumë hegjemoninë Amerikane, Lindja e Mesme ka të ngjarë të shfaqet si një arenë kryesore për këtë rivalitet.
Duke vrarë Soleimanin dhe duke zhytur rajonin në kaos, Trump mund t’ia ketë bërë më të lehtë punën Pekinit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ Konica.al